Categories Showbiz

Dua Lipa merr Kaprollin e Artë në Berlin

Pozime, blice, drita, ngjyra tapeti i kuq: Në Berlin u ndanë sërish çmimet BAMBI, njërin prej tyre e mori këngëtarja britanike me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa.

Organizatorët e Bambit e quajnë Bambin çmimin më të rëndësishëm mediatik të Gjermanisë. Me këtë nuk janë dakord të gjithë. Por një gjë nuk mund t’i mohohet Bambit që këtë vit mbushi 70 vjeç. Që është çmimi që jepet me më pompozitet, e që i bën edhe më skeptikët të rrinë tre orë ulur para televizorit. Dhe siç konstatonte Der Spiegel Online sot: “Joshja ka të bëjë me kureshtjen, se cilin njeh nga ata që thirren të dalin para kamerës në atë moment”.

Dua Lipa – princesha e popit

Edhe publiku shqiptar kishte së paku një fytyrë të njohur: Dua Lipa. Këngëtarja britanike me prejardhje nga Kosova, e mori kaprollin e artë në kategorinë Muzikë Ndërkombëtare: me komentin: Sa i bukur! Dhe i ofroi publikut një performancë me një potpuri nga tre këngët e saj më të famshme: “Be the one”, “New Rules” dhe “IDGAF”.

Dua Lipa u lind në Londër, në një familje me prejardhje nga Kosova. Interesin për muzikën e merr që në fëmijëri, falë edhe të atit, Dukagjin Lipa, i cili është një këngëtar i njohur në Kosovë (ODA). Kur Dua është 11-vjeçare, familja kthehet në Prishtinë. Pas katër vjetësh, ajo merr sërish rrugën në drejtim të Londrës, këtë radhë vetëm. Dua atëherë ishte 15-vjeçare dhe krahas shkollës nis e publikon në Youtube edhe këngë të njohura të muzikës pop të kënduara prej saj.

Derisa dikur i trokasin në derë përfaqësuesit e Warner Bros Records dhe që atëherë karriera e saj do të merrte të përpjetën. Dua Lipa i këndon me zërin e saj karakteristik e të thellë zemrave të thyera dhe xhelozisë, shkruan juria në argumentimin e saj. “Por shumë shpesh, në këngët e saj melankolike, të cilat ajo i bën vetë, janë gratë, që e mbajnë në dorë timonin.”

Dua Lipa, e cila u thirr para kamerës si “princesha e popit” ishte një nga pikat kulmore të eventit të djeshëm. Për ta prezantuar, regjia kishte marrë disa pjesë nga intervista që ajo kish dhënë për ZDF me gazetaren dhe shkrimtaren gjermane, me prejardhje gjithashtu nga Kosova, Arta Ramadani. Një  vit më parë në Bambi 2017 kishte kënduar këngëtarja tjetër britanike me origjinë shqiptare, Rita Ora. Bambin e saj në kategorinë “Muzikë Ndërkombëtare” ajo e kishte marrë qysh në vitin 2015.

Sophia Loren, Penelope Cruz dhe të tjerë 

Fytyra të tjera të njohura, jo patjetër shqiptare të Bambit të sivjetshëm ishin: Sophia Loren. Aktorja e famshme italiane, që edhe në moshën 84-vjeçare mbetet një kënaqësi pamore, kishte ardhur të fliste me moderatorin e famshëm gjerman, Thomas Gottschalk, për 70 vjetorin e çmimeve Bambi, dhjetë prej të cilave i kishte marrë vetë ajo.

Ndërsa çmimi i sivjetshëm për aktoren femër ndërkombëtare i shkoi aktores spanjolle Penélope Cruz, laureate e Oscar-it. Një figurë e njohur që pritej ishte këngëtari britanik Rod Stewart. Ai qe ftuar të merrte çmimin e nderit: “Legjenda” e muzikës, por kishte pësuar një lëndim në këmbë teksa luante futboll, siç raportoi vetë 73-vjeçari Stewart në një mesazh me video via Facebook.

Sipas organizatorëve, Bambi nderon në radhë të parë „njerëz me vizione dhe kreativitet, suksesi i të cilëve është pasqyruar në media gjatë vitit. Bambi jepet për fusha të ndryshme të shoqërisë, ndër to edhe në kategorinë “Stille Helden” (Heronj të heshtur) për organizata dhe njerëz që angazhohen në të mirë të shoqërisë. Sivjet Bambi i kësaj kategorie iu dha shoqatës nga Kasseli “Intensiv Leben”, e cila merret me familjet e fëmijëve që kanë nevojë për përkujdesje intensive dhe frymëmarrje artificiale./Deutsche Welle

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME