Categories Lajme

“ Dua të bëhem prezantues”, historia e Gersit, djalit me sindromën down që sot është kampion noti

Një histori prekëse u bë pjesë e rubrikës “Ti Mundesh” në emisionin “ThumbON” në RTV Ora. I ftuar ka qenë Gersi Troka, djali me sindromën doën që sot është një kampion noti. 19-vjeçari ka folur për jetën e tij, aktivitetet që merret gjatë ditës dhe i bën thirrje të gjithëve që janë me aftësi të kufizuar, të dalin të protestojnë çdo ditë për të drejtat e tyre.

Kur isha i vogël zbulova se babi im ishte me tumor në kokë, aty ma shpjegoi mami me shumë delikatesë. Mami më mësoi notin që në moshën 9-vjeç. Kur e pa se isha i aftë ajo më çoi në një institucion sportiv. Aty u stërvita mirë dhe dola kampion noti. Në disa vende kam dalë i pari. Jam në një shkollë të mesme profesionale, merrem me IT dhe pjesën e lirë në shtëpi e shpenzoj me celular, Ipad dhe ushtroj basketboolin. Jam gjithmonë në aktivitete dhe tani mora pjesë në “ThumbON”.

I bëj thirrje të gjithë prindërve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuar t’i shoqërojnë në shkollë të mesme apo profesionale edhe në shkollat e larta. Unë me gjithë kurajon time i them të tjerëve edhe personave me aftësi të kufizuar të vazhdojnë sportin, se pa sportin ju nuk jetoni dot. Përveç notit, unë kam shumë qejf muzikën, aktrimin dhe dua të jem prezantues në një studio, unë dua të bëhem i famshëm. Çdo gjë arrihet me vullnet dhe shpirt. Unë kërkoj nga shteti të ndihmohen personat me aftësi të kufizuar, dueht t’i paguajnë shkollat, t’i japin mbështetje fëmijëve që kanë këtë sindromë. Unë i them të jemi të gjithë bashkë, të dalim të protestojmë çdo ditë për të drejtat tona. Të mos diskriminohemi, t’i themi stop dhunimit, të mos na ulin pensionin”, përfundon Gersi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME