“Dua të jetoj si gjithë të tjerët i lirë, të shkoj në shkollë dhe të shkoj në një kurs futbolli. Ushqimet na i kanë sjellë fshehurazi familjarët tanë, gjyshi i fshihte nëpër rroba, xhaxhai dhe daja. Mbaja një telefon dhe dilja ta karikoja fshehurazi. Babai na kërcënonte se ata jashtë duan të na vrasin, unë kam fituar dhe ju nuk duhet të dilni. Dua të shkoj në shkollë, të bëj një kurs, ëndrra ime është të bëhem futbollist.”
Këto janë fjalët e njërit prej djemve të Gjergj Laçit, pas arrestimit të këtij të fundit. 52 vjeçari akuzohet se për 12 vite me radhë ka mbajtur të ngujuar gruan dhe dy fëmijët e ti në Tiranë, madje bashkëshorten edhe e ka keqtrajtuar.
Gazetarja Klodian Lala, ka treguar mbrëmjen e sotme në “OPEN” se pavarësisht detajeve tmerruese të kësaj ngjarjeje, ajo që është shqetësuese është reagimi i komunitetit dhe faktit që asnjë i afërm nuk bëri denoncim mbi ngjarjen, përjashtuar rastin e vëllait të bashkëshortes së Laçit, i cili ka kërkuar një verifikim mbi gjendjen e motrës së tij.
“Ngjarje shokuese që më shumë se personazhi është reagimi i komunitetit. Banesa ku banonin ishte 2 katëshe gati e shkatërruar, më shumë se 1 vit e gjysmë pa ujë dhe energji elektrike pasi nuk kishin mundësi ta paguanin. Nuk punoni as prindërit dhe fëmijët sapo kishin mbaruar shkollën 9 vjeçare nuk ishin lejuar të dilnin. Kati i parë, dritaret të mbyllur me grila.
Banesat e dy vëllezërve ishin prishur, për të shmangur kontaktin e familjarëve me të huaj, kishte përdorur çarçafë e kishte krijuar një burg në mes të Tiranës. Në banesë vinte gjithçka era myk. Kushtet ishin skandaloze. Kati i parë, dritare kishin edhe zgarë hekuri.
Në katin e dytë ka përdorur batanije e mbulesa për ta shmangur kontaktin me rrugën kryesore që kalonte aty. Laçi ka jetuar prej vitesh në Itali, është kthyer në Dibër dhe pastaj është kthyer.
Bashkëshortja prej 12 vitesh e ka dhunuar fizikisht e psikologjikisht dhe për 6 vite nuk e lejonte të dilte as në oborr. Ka dyshime të forta të lidhura me fenë apo edhe probleme të shëndetit mendor. Ishte shumë i dhunshëm.
Një nga djemtë ka treguar se ka mundur të dilte vetëm disa herë fshehurazi nga shtëpia vetëm për të karikuar telefonin. Mbijetonin vetëm me ushqimet që i jepeshin nga gjyshërit dhe xhaxhi nga Dibra.
Djali ka arritur të shpëtojë në momente të caktuara për të karikuar telefonin por askush rreth tyre, vetëm pas 6 vitesh daja i fëmijëve ka thënë verifikoni gjendjen e motrës sime por nuk ka bërë denoncim. Antiterrori kishte informacione për të si frekuentues i xhamisë dilte vetëm për tu falur.
Në fillim bashkëshortja ka qenë e terrorizuar por kur kuptoi se policia mund ta ndihmonte, ka treguar detajet madje edhe për municione të fshehura në oborr. Pas kontrolleve ato u gjetën aty. Dosja ka detaje tronditëse. 52-vjeçari ka deklaruar se fishekët i kishte nga 1997, por nga këqyrja e fishekëve ka rezultuar se janë të rinj. Dëshmitë e djemve janë të tmerrshme:
“Dua të jetoj si gjithë të tjerët i lirë, të shkoj në shkollë dhe të shkoj në një kurs futbolli. Ushqimet na i kanë sjellë fshehurazi familjarët tanë, gjyshi i fshihte nëpër rroba, xhaxhai dhe daja. Mbaja një telefon dhe dilja ta karikoja fshehurazi. Babai na kërcënonte se ata jashtë duan të na vrasin, unë kam fituar dhe ju nuk duhet të dilni. Dua të shkoj në shkollë, të bëj një kurs, ëndrra ime është të bëhem futbollist.”
