Categories Lajme

“Dua të rrah Ilir Beqajn”- Habit Lorenc Vangjeli, shfaqet në emision me thupër dhe gurë: Kjo vlen edhe për Sali Berishën

Analisti Lorenc Vangjeli është shfaqur ndryshe në emision këtë të mërkurë. Në “Opinion”, ai ka shkuar me një thupër dhe me disa gurë. Sipas tij, kjo ishte një mënyrë e tij për të ironizuar atë që e quan ‘drejtësinë popullore’.

Vangjeli iu referuar rastit të ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili po hetohet nga SPAK për shpërdorim detyre në lidhje me koncesionin e sterilizimit.

Sipas analistit Vangjeli, thupra dhe gurët simbolizojnë drejtësinë si në Jemen, Sudan, Irak etj. ku bëhen gjykime popullore dhe nuk pritet vendimi i drejtësisë në përfundim.

Pjesë nga diskutimi

Lorenc Vangjeli: Është thupër kurse këta janë gurë. Ajo është thupra me të cilën unë dua të rrah Ilir Beqajn, i cili është shpallur…

Pyetje: Do rrahësh ti Ilir Beqajn? Pse?

Lorenc Vangjeli: Njësoj si në Sudan, si në Irak, si në Jemen, sepse unë lexoj portale.

Pyetje: Po pse kjo dhembshuri sepse nuk është vetëm Ilir Beqaj… çdo njeri që akuzon SPAK-u, edhe portalet, edhe televizionet.

Lorenc Vangjeli: Ka thupra plot. Me aq sa ka lexuar dhe kam parë nëpër studio, me Beqaj është ‘kry punë’, thuhet në zhargon. Drejtësia popullore ka mbaruar punë me të.

Pyetje: Po pse te Beqaj qenka drejtësi popullore dhe të personat e tjerë që SPAK ka akuzuar nuk ka mbaruar punë?

Lorenc Vangjeli: Edhe për Saliun vjen kjo. Më shumë se gjysma e shqiptarëve mendojnë që ai është grabitës. Po flas për mentalitetin. Ne shqiptarët jemi të paduruar. Përpara se ta thotë fjalën drejtësia e themi ne.

Problemi është të sillesh si reformator. Me gurë do ta vrasim. Kjo është urrejtja jonë. Unë dua që të shpëlaj shpirtin si kori i madh i njerëzve.

Siç kemi muzikantë, valltarë, kemi  edhe juristë popullorë që e kanë dhënë verdiktin, unë dua të jem si ta, të them që e urrej. Dhe kur e them këtë për Ilirin, natyrisht e them edhe për z.Sali. Sepse ajo që di unë, është Perëndimi që të konsideron të pafajshëm./ Tv Klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME