Categories Lajme

Dua të vdes në krahët e vajzës sime…/ Fjalët e fundit të 30-vjeçares që humbi jetën nga tërmeti

Mos më nxirrni, dua të vdes në krahët e vajzës sime.

Këto janë fjalët e fundit që Diena Karanxha, mësohet t’u ketë thënë ekipeve të shpëtimit, teksa përpiqeshin ta nxirrnin nga rrënojat.

Mediat raportojnë se Diena ka komunikuar me ekipet e shpëtimit, pavarësisht se ka qenë në një gjendje të rëndë shëndetësore.

Historia e piktores, që bashkë me vajzën e mitur 8 vjeç, humbi jetën nga tërmeti i 26 nëntorit, vijon të trondisë mediat shqiptare dhe më gjerë.

Nënë e bijë, Diena dhe Esiela, qëndruan të përqafuara për 12 orë nën rrënoja, ndërsa ekipet e shpëtimit përpiqeshin t’i nxirrnin nga rrënojat.30-vjeçarja dhe vajza e saj, jetonin në Durrës, ndërsa Diena kishte humbur bashkëshortin pak kohë më parë.

Ajo jetonte me familjen e prindërve dhe nga tragjedia e 26 nëntorit humbi jetën edhe nëna e Dienës, Roza Meçaj.

Nga tragjedia e rëndë e kësaj familjeje ka mundur të shpëtojë babai i Dienës, i cili ka identifikuar edhe trupin e pajetë të bashkëshortes së tij.

E para që u nxorr e pajetë nga rrënojat ishte Esiela, 8-vjeçe, dhe disa orë më pas ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin të gjallë, nënën e saj, Diena, por ajo nuk mundi të mbijetojë për shkak të hemoragjisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME