Categories Lajme

“Duam 5 mijë euro”, shqiptari dhe dy djemtë e tij dhunohen nga grabitësit në Greqi

Babai shqiptar dhe dy djemtë e tij kanë mbetur viktima të një grabitje të përgjakshme në zonën e Kolonos në Athinë. Mediat greke raportojnë se gjashtë persona i rrahën dhe i grabitën në sheshin Petroula. 42-vjeçari shqiptar ishte ulur me dy djemtë e tij, 23 dhe 17 vjeç, në një stol në shesh, kur anëtarët e bandës së pamëshirshme iu afruan. Sipas burimeve policore, të pestët ishin të veshur me rroba të zeza dhe kapuç, ndërsa drejtuesi i kishte të pambuluara tiparet e fytyrës. Ishte ai që iu afrua familjes shqiptare dhe me ton të fortë i kërkoi babait t’i jepte 5000 euro.

Shqiptari është përgjigjur se; ‘nuk do t’i japë paratë që kërkon’ dhe më pas gjashtë autorët kanë filluar ta godasin me grushte dhe shkelma në kokë, derisa ai ra përtokë i gjakosur. Njëri prej grabitësve i ka rrëmbyer celularin, ndërsa anëtarët e tjerë të bandës kanë sulmuar edhe djemtë e tij. Në fakt, 23-vjeçari ka mbetur i plagosur në brinjë dhe i është hequr zinxhiri prej floriri nga qafa.

Autorët janë larguar me vrap, ndërsa viktimat janë dërguar në spital, ku iu është dhënë ndihma e parë. Sipas dëshmive të viktimave, kreu i bandës është bashkëkombasi i tyre dhe vetëm 18 vjeç.

Siç konstatuan punonjësit e policisë së Kolonos, nga dosja e tij, ai është me precedentë për krime të ngjashme. Vijojnë hetimet për identifikimin e gjashtë anëtarëve të bandës së grabitësve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME