Categories Lajme

” Duam Ujë” për lagjen Partizani një nisëm kjo e mbështetur nga Lëviz Albania dhe Agjensia Zviceriane në bashkëpunim me gazetarët lokal të Vlorës

Gazetarët lokal të qytetit të Vlorës zhvilluan takimin e parë në lagjen Partizani të Vlorës si pjesë e projektit ” Duam Ujë” një nisëm kjo e mbështetur nga Lëviz Albania dhe Agjensia Zviceriane për Zhvillim.Gazetarët lokal me anën e kësaj nisme kërkojnë të japin kontributin e tyre për këtë bllok banimi të zgjidhet njëherë e përgjithmonë problemi i mosfurnizimit të rregullt me ujë të pijshëm .

Takimi i parë u mbajtë në një prej bar, kafeve të zonës ku u diskutua me banorët për të kuptuar në detaje problemin që i shqetëson.Në takim morën pjesë dhjetë persona,Burra dhe gra,djemë dhe vajza duke varjuar nga mosha 18 vjec deri në 65 vjec,duke u respektuar distancimi social si dhe vendosja e maskës.Pjesëmarrësit evidentuan si tepër shqetësuese mungesën e ujit të pijshëm në zonë prej 20 vitesh.

Banorët u shprehën se ujin e pijshëm e blejnë duke u rënduar më tepër gjendja e tyre ekonomike ose e mbushin me bidona në krah duke udhëtuar për disa kilometra në drejtim të ujit të ftohtë në Vlorë pasi uji në rubinetat e tyre vjen i ndotur dhe mbanë erë të keqe.

Në përfundim të këtij takimi të parë me banorët u mbajtën shënimet përkatëse mbi problemin e mosfurnizimit me uji të pijshëm dhe efektet negative që sjell ky problem tek ta. Gjithashtu grupi i punës u konsultua edhe me banorët për mundësinë e zgjidhjes të këtij problemi dhe etapat që do të ndiqen në vijimë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga!

Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti\ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

Për ditën e sotme (30 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME