Categories Kuriozitete

Dubai po ndërton një prej pishinave më të larta në botë (Foto)

Nga lart, Dubai është i përbërë nga ishujt në formë palmash dhe janë mbështjellë në një rreth, rrethuar nga ujërat e gjirit Persik. Pamjet mund të shihen nga një aeroplan, nga një dritare helikopteri, nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor, ose, së shpejti, nga buza e një prej pishinave më të larta të botës. Zhvilluesi i Dubai Nakheel është afër përfundimit të një pishine 775 metër katror me 930,000 litra ujë, 210 metra mbi tokë.

Udhëtimi do të ofrojë mundësinë e një këndvështrimi me fushëpamje 360 gradë nga kati i 50-të i Palm Tower, një hotel luksoz 52 katësh dhe kompleks banimi që është aktualisht në ndërtim e sipër dhe do të kushtojë 1.2 miliardë dollarë në ndërtimin e plotë të tij. Projekti i palmave në ujë nuk ishte aspak i lehtë pasi ndërtimi i kullave të larta në rërën e hedhur nuk ishte aspak i lehtë pasi edhe kushtet e kohës nuk ishin shumë të favorshme pasi shpesh herë frynte edhe erë e fortë e cila edhe vështirësonte jo pak procesin e ndërtimit. Zhvilluesi thotë se pishina vetë ishte projektuar për të minimizuar efektin e flladit të detit. Puna strukturore e pishinës është e plotë, dhe puna e fasadës së qelqit është 60 për qind e përfunduar dhe duket se në fund të vitit kjo pishinë do të përfundojë.

Pishina e pafundësisë do të jetë ndër më të lartat në botë, megjithëse shumë më e ulët se ajo në katin e 118 të Ritz-Carlton në Hong Kong e cila ndodhet 484 metra nga toka. Pamjet nga lartësia maksimale e kësaj palme do të jenë të mrekullueshme dhe të frikshme në të njëjtën kohë duke na dhuruar një eksperiencë të paharrueshme vizuale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME