Categories Lajme

Duke prekur Euro? Ja çfarë njofton Banka Qendrore Evropiane

Banka Qendrore Evropiane (BQE) tha të martën se nuk ka rrezik të konsiderueshëm për kontraktim të koronavirusit nga bankënotat euro. Paratë e gatshme përdoren gjerësisht në Eurozonë dhe jashtë saj, por dyqanet dhe bizneset u kanë kërkuar konsumatorëve së voni që të përdorin kartela, për të shmangur kontaktin me një bankënotë që mund të jetë prekur nga një person i infektuar.

Anëtari i Bordit Ekzekutiv të BQE-së, Fabio Panetta, tha se testet e laboratorëve evropianë kanë treguar se niveli i mbijetesës së koronavirusit është “10 deri 100 herë më i lartë” në një sipërfaqe çeliku, sesa në kartëmonedha.

“Analizat e tjera tregojnë se është shumë më e vështirë që një virus të transferohet nga sipërfaqja poroze, si kartëmonedha e pambukut, sesa nga sipërfaqe të lëmuara, si plastika”, shkroi Panetta në një blog. Euro shtypet në letër të pastër me fije pambuku. Më shumë se 340 milionë njerëz në të gjithë Evropën e përdorin atë. Paratë e gatshme mbeten mënyra mbizotëruese e pagesës për konsumatorët e Eurozonës, tha BQE. / REL

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME