Policia e Durrësit ka arrestuar një 25-vjeçar, akuzuar për një sërë vjedhjesh. Blutë kanë njoftuar se shtetasi XH.K, ka qenë i d ënuar më parë për vj edhje.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen e personave përgjegjës dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin Xh. K., 25 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja.
Pas veprimeve h etimore të kryera rezultoi se shtetasi Xh. K. është autori i dyshuar i disa vjedhjeve në të ndodhura gjatë muajve qershor-korrik, në Durrës, konkretisht:
Më datë 16.06.2021, ka vjedhur biçikletat e shtetasve P. T. dhe A. G; Më datë 30.06.2021, në lagjen nr. 16, Durrës, ka vjedhur në banesën e shtetasit K. N.; Më datë 14.07.2021, në lagjen nr. 17, Durrës, ka vjedhur në dyqanin e shtetases F. D. dhe disa pajisje në ambientet e një shkolle në lagjen nr. 16, Durrës”, njofton policia.
