Categories Lajme

Durrës, e reja u hodh nga ballkoni, fqinjët flasin për sherrin me bashkëshortin: Kur shkuam ne…

Një ngjarje  e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Durrës ku një 24 vjeçare pas një konflikti me bashkëshortin e saj dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i shtëpisë,,.

Burime për abc bëjnë me dije se viktima është Anisa Gjini 24 vjeç , ndërsa bashkëshorti i saj Alfred Gjini është vënë në pranga nga policia për të sqaruar më tej ngjarjen.

Ndër të tjera mësohet se çifti kanë një djalë të vogël tre vjeç. Fqinjët e çiftit në një prononcim për abc bëjnë me dije se nuk kishin dijeni nëse mes çiftit kishte pasur më parë probleme.

“Ne i njihnim si njerëz të mirë, skam pas asnjë informacion se kanë shkuar keq. Ato kanë një fëmijë. Nuk di që të ketë pas ndonjë problem shëndetësor”, ka thënë një fqinje.

Ndërkohë një tjetër thekson se menjëherë pas ngjarjes bashkëshorti i 24 vjeçares e ka dërguar në spital, por fatkeqësisht ajo ka ndërruar jetë.

“Kam qenë në gjumë kur ka ndodhur ngjarja, e ka dëgjuar burri. Më thirri dhe kur shkuam ne bashkëshorti i s’ja e kishte dërguar në spital nuk e kam pa. Nuk i kam dëgjuar që të kenë zënka me njëri tjetrin, ai punon ndërtim ndërsa ajo ka pas punuar te fabrika e këpucëve kanë një çun të vogël  ”, është shprehur ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME