Një trup i pajetë është gjetur këtë të premte në det në qytetin e Durrësit. Kufoma është gjendur në afërsi të kalatave të terminalit të portit Durrës, brenda basenit të ujërave. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Njoftimi i policisë: Më datë 10.07.2020, rreth orës 07:45, në akuariumin e portit, është gjetur i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, i dekompozuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe për zbardhjen e ngjarjes.
