Categories Lajme

Durrës/ I dënuar në Rumani, arrestohet 43-vjeçari shqiptar

Një 43-vjecar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Durrës. Policia bën me dije se u bë arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimi në Rumani, i shtetasit Blerim Pllana, 43 vjeç, të cilin Gjykata e Bukureshtit, Rumani, më datë 24.02.2021, e ka dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.

Po ashtu kanë rënë në pranga edhe dy persona të tjerë shtetasi A. K., 38 vjeç, pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në tentativë për të vjedhur kabllon e energjisë elektrike në Port Durrës dhe shtetasja Xh. Gj., 24 vjeçe, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Njoftimi i Policisë Durrës, Arrestohet me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Durrës u bë arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimi në Rumani, i shtetasit Blerim Pllana, 43 vjeç, të cilin Gjykata e Bukureshtit, Rumani, më datë 24.02.2021, e ka dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.

Specialistët e Hetimit të Krimit në DVP Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” mbetur në tentativë, shtetasin A. K., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në tentativë për të vjedhur kabllon e energjisë elektrike në Port Durrës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasen Xh. Gj., 24 vjeçe, banuese në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Materialet i kaluan në Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME