Në Durrës po ndërmerren përpjekje për kapërcimin e situatës së vështirë që ka shkaktuar tërmeti i 26 nëntorit. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi gjatë një takimi me Drejtorin e Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile të Italisë, Agostino Miozzo, i cili ka ardhur këto ditë në vendin tonë për të koordinuar operacionet e përbashkëta të kërkim-shpëtimit, diskutoi për masat e mëtejshme për vlerësimin e gjendjes së godinave të prekura nga tërmeti.
I pranishëm ishte edhe ambasadori i Italisë në vendin tonë, Alberto Cutillo. Ndihma e huaj dhe solidariteti i pashoq janë shumë të çmueshme në këtë gjendje të jashtëzakonshme, u shpreh Çuçi. Sipas tij, një grup i përbashkët inxhinierësh do të vlerësojnë hap pas hapi gjendjen e godinave, do të bëjnë izolimin e tyre sipas rastit dhe më pas vlerësimin e dëmeve

