Categories Lajme

Durrës/ Kërcënuan me armë 41-vjeçarin, kush janë 3 të arrestuarit

Një ngjarje kriminale është parandaluar në Durrës, ku tre persona kanë kërcënuar me armë zjarri një 44-vjeçar për motive të dobëta.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale Y. M., 40 vjeç, B. R., 30 vjeç dhe B. C., 30 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Mësohet se nga kontrolli në automjetin e blinduar të 40-vjeçarit me iniciale Y.M., u gjeten 2 armë zjarri, kallashnikov dhe pistoletë.

Më tej, nga kontrolli fizik ndaj tij, u konstatua se ai mbante dhe një  radio të lidhur me kanalet e komunikimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Bajram Roçi, Bekim Çera dhe Ylli Murati, janë 3 të arrestuarit nga policia e Durrësit që kërcënuan me armë zjarri një 41-vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon një ngjarje kriminale.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Intervention”.

Vihen në pranga 3 shtetas, të cilët për motive të dobëta, kanosën me armë zjarri, një 44-vjeçar.

Njëri prej të arrestuarve, me precedent për vjedhje me armë.

Sekuestrohen 3 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoleta), municion luftarak, si dhe 3 automjete, njëri prej tyre, i blinduar.

Gjithashtu, sekuestrohen 1 radio e lidhur me kanalet e komunikimit të DVP Durrës, e cila së bashku me 2 armë zjarri dhe me automjetin e blinduar, mbaheshin nga shtetasi me precedent kriminal.

Menjëherë pas njoftimit, për një rast kanosjeje në rrugën “Pavarësia”, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me shërbimet e Seksionit Operacional dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Durrës, kanë shkuar në zonë, dhe si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, si dhe i punës së mirorganizuar, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë autorët e rastit.

Konkretisht, në kuadër të operacionit policor të koduar “Intervention”, janë vënë në pranga shtetasit Y. M., 40 vjeç, B. R., 30 vjeç dhe B. C., 30 vjeç, të tre banues në Tiranë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë kanosur me armë zjarri, një shtetas 44 vjeç.

Nga kontrolli në automjetin e blinduar të 40-vjeçarit u gjeten 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë). Më tej, nga kontrolli fizik ndaj këtij shtetasi, u konstatua se mbante dhe 1 radio të lidhur me kanalet e komunikimit të DVP Durrës.

Në vijim të operacionit “Intervention”, nga kontrolli në banesën e babait të shtetasit të arrestuar B. R., u gjet 1 armë zjarri pistoletë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME