Categories Lajme

Durrës , Kundërshtoi dhe goditi punonjësit e Policisë, arrestohet 35-vjeçari

DVP Durrës , Kundërshtoi dhe goditi punonjësit e Policisë, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. M., 35 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”. Ky shtetas, pas një konflikti në një lokal në lagjen nr.12, gjatë kontrollit fizik dhe gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, ka kundërshtuar dhe ka goditur mënyrë të përsëritur punonjësit e Policisë.

Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit, për monitorimin e subjekteve që vijojnë aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

U konstatua duke ushtruar aktivitetin me muzikë, në mënyrë të përsëritur, pas orarit të përcaktuar për mbyllje, procedohet penalisht dhe ndëshkohet në masën administrative 3.000.000 lekë, pronari i subjektit.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale pajisjet muzikore.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente, kanë proceduar penalisht për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Moszbatimi i masave të autoritete shtetërore gjatë gjendjes së pandemisë”, shtetasin E. T., 37 vjeç, banues në lagjen nr. 14, Durrës, pasi është konstatuar duke vijuar në mënyrë të përsëritur, aktivitetin me muzikë, pas orarit të lejuar.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë administratorët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

Specialistët e Qarkullimit Rrugorë në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. B., 48 vjeç, banues Sukth, Durrës, pasi është konstatuar duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME