Categories Lajme

Durrës-Lezhë/ Vijon puna për kthimin e plazheve pushuesve

Policia e Shtetit vijon operacionin “Plazh i lirë”, për zbatimin e detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore.

Policia e Shtetit liron dhe vë në dispozicion të pushuesve rreth 3500 m2 plazh, pronë publike, e zaptuar në mënyrë të kundërligjshme nga disa shtetas.

Në Durrës procedohen penalisht 7 shtetas nga të cilët:
-3 shtetas, pronarë të subjekteve tregtare për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Zënia e hapësirave publike”, 3 shtetas për veprën penale “Zënia e hapësirave publike”.
Si dhe Drejtori i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Durrës, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Në Lezhë, janë proceduar penalisht tre shtetas, njëri prej tyre me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Lezhë.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunimin me Task-Forcën e ngritur nga Prefekti i Qarkut Durrës dhe Policinë Bashkiake, në vijim të punës duke monitoruar, kontrolluar dhe goditur informalitetin, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: F.Q., A.K. dhe G.D., të gjithë banues në Durrës, pasi nga kontrolli i ushtruar në lagjen nr. 13, Durrës, në plazhin publik, u konstatua se këta shtetas kryenin aktivitetin e tyre në mënyrë të paligjshme, si dhe të papajisur me kasë fiskale.
Po në vijim të operacionit u proceduan penalisht edhe shtetasit: Sh.T., P.Gj., banues në Tiranë dhe D.I., banues në Shijak, pasi nga kontrolli i ushtruar, u konstatua se këta shtetas kishin zënë me çadra plazhi e shezlongë hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse.
Gjithashtu filloi procedimi penal për shtetasin L.D., banues në Durrës, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë, Durrës, pasi nuk ka ushtruar kontroll ndaj aktivitetit të shtetasve të lartpërmendur.

Operacioni ka vijuar në Shëngjin, Lezhë në vijën bregdetare Tale. Gjatë operacionit u proceduan penalisht dy shtetas P. GJ. dhe D.D., të cilët kishin zaptuar hapësirën publike para lokaleve të tyre, në mënyrë të kundërligjshme duke vendosur shezlongë dhe çadra pa kontratë përdorimi.
Po gjatë operacionit u procedua penalisht shtetasi A.N., me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Lezhë, pasi nuk kishte kryer kontroll, duke shpërdoruar detyrën.

Materialet në ngarkim të shtetasve të proceduar i kaluan Prokurorive respektive për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, dhe “Shpërdorimi detyrës.
Operacioni do të vijojë në gjithë zonën bregdetare, për të kthyer në dispozicion të qytetarëve çdo hapësirë publike të zënë në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim fitimin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME