Categories Lajme

Durrës: Me orare të zgjatura dhe pa shpërblim, punonjësit e vijës së parë ndaj Co vid në grevë

Punonjësit e laboratorit të qendrës epidemiologjike të Durrësit kanë njoftuar për fillimin e një greve një ditore për shkak se atyre nuk u është dhënë shpërblimi për pasi kanë qenë në vijën e parë të luftës ndaj Covid-19. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, ky shpërblim duhet të ishte në shumën 1 milion e 250 mijë lekë për mjekët dhe 650 mijë lekë për personelin ndihmës. Ata kanë punuar për 2 muaj në vijën e parë, duke pritur edhe tragetet e linjave që kanë ardhur nga Italia të cilat kanë qenë edhe vatër infeksioni. Kanë marrë 40-60 tamponë në ditë për personat e dyshuar me koronavirus. Ata kanë marrë shpërblim 50-100 mijë lekë dhe kanë punuar jashtë orarit. Ata nuk kanë punuar 40 orë në javë siç është normalja por 60 orë. Atyre nuk u janë marrë parasysh kërkesat e tyre drejtuar Ministrisë, Qeverisë dhe organeve të tjera lokale e qëndrore. Janë 33 punonjës në grevë dhe kryetari i sindikatës ka thënë se sot nuk do të punojë asnjë.

‘Deri më sot nuk është hapur asnjë rrugë. Nuk kemi asnjë përgjigje dhe nuk do dalim në punë. 33 punonjës këtu janë në grevë sot. Që nga 26 nëntori e deri më tani, nuk kemi marrë pagat për ditët e shtuna, diela, ditët e festave. Të gjithë kemi punuar jashtë orarit, kemi punuar 60 orë në javë dhe jo 40. Me vendimin e kryeministrit, janë marrë 50-100 mijë. Vendimi thotë se duhet të merren 1 milion e 250 mijë lekë dhe 650 mijë personeli ndihmës, shoferët dhe pastrueset. Nuk e ka marrë asnjë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME