Një atentat me snajper ka dështuar ditën e djeshme në Durrës. Bëhet me dije se në plazhin e Durrësit është tentuar t’i bëhet atentat me armë zjarri (snajper) një personi me inicialet A.N.
Sipas “Euronews.al” atentati ka qenë i mirë-organizuar, por fatmirësisht plani nuk ka shkuar si duhet. Mësohet se kur arma është shkrepur për të qëlluar, plumbi nuk e ka kapur “shënjestrën”.
Objektivi i këtij atentati mësohet se përpara hetuesve ka deklaruar se ka qenë në lëvizje kur është qëlluar nga persona të paidentifikuar.
Mirëpo policia nuk ka dhënë asnjë njoftim lidhur me këtë ngjarje, duke u përpjekur që ta mbajë të fshehtë.
