Categories Lajme

Durrës, shiste ujë me makinën e ndërmarrjes

Shoferi i drejtorisë së Ujësjellës Kanalizmeve Durrës dhe një qytetar, u arrestuan nga Policia e Durrësit në një operacion të koduar “Porosia e Fundit” për veprat penale të vjedhjes dhe shpërdorimit të detyrës.

Pas hetimeve disa mujore në kuadër të procedimit penal të nisur në vitin 2018, u arrestua A. Gj., 50 vjeç, banues në lagjen Nr.4, Durrës, me detyrë shofer pranë Drejtorisë UKD sh.a..

Sipas Policisë së Durrësit, shoferi i UKD-së, me automjetin e kësaj ndërmarrjeje shpërndante ujë për subjekte dhe persona të interesuar kundrejt pagesës.

Po ashtu u arrestua S. P., 56 vjeç, banues në lagjen Nr.17, Durrës, sepse vidhte ujë në tubacionin e UKD sh.a., Durrës, duke e tregtuar në subjekte dhe persona të interesuar.

Policia thotë se vazhdon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për vënien para përgjegjësisë të personave të tjerë të implikuar.

Punonjësi i UKD-së  A. Gj., do të hetohet nga Prokuroria e Durrësit për veprat penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorim i detyrës”. Ndërsa S. P., për veprën penale “Vjedhja”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME