Categories Lajme

Durrës, Shoqërohet shoferi i trajlerit

Policia e Durrësit ka vënë në pránga shoferin e trajlerit që përplási për vdêkje punonjësen e sigurisë në Portin e Durrësit Artineda Haskasa dhe e mori zvarrë disa metra nën pjesën e poshtme të mjetit. F. K., 39 vjeç, banues në Malishevë, Kosovë do të përballet tashmë me ákuzën për vrásjen áksidentale të 25-vjeçares Haskasa.

Njoftimi i Policisë: Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës árrestuan në flágrancë shtetasin F. K., 39 vjeç, banues në Malishevë, Kosovë, pasi më datë 07.01.2021, në  ambientet e portit, duke drejtuar mjetin tip “Man” (trailer), ka áksidentuar shtetasen A. H., 25 vjeçe, e cila për pasojë ndërroi jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Aks.identi i rëndë ndodhi pasditen e djeshme në Durrës, ndërsa Haskasa ishte në krye të detyrës së saj, duke punuar në port. Për ngjarjen e rëndë reagoi edhe Porti i Durrësit ku kërkoi zbardhjen sa më parë të rrethanave të saj. “Sot e gjithë familja e madhe e APD-së është thellësisht e pikëlluar nga humbja tragjike e jetës e koleges tonë Artineda Haskasa. I shprehim ngushëllimet tona të përzemërta familjarëve dhe miqve të Artinedës dhe i gjendemi pranë familjes së saj në këto momente të vështira. Nuk do jeni kurrë vetëm!

Në bashkëpunim me Policinë e Durrësit dhe organet hetimore, të gjitha divizionet e APD-së janë angazhuar maksimalisht në funksion të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes tragjike, në një territor të rëndësisë së veçantë! Uniforma që mbante veshur sot kolegia jonë, meriton respekt dhe mirënjohje pafund! Dritë të pastë shpirti! “, thuhej në njoftimin e Portit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME