Categories Lajme

Durrës, shpëtohet turisti italian, kërkoi SOS nga krocera e tij

Një turist italian është shpëtuar nga vdekja falë ndërhyrjes së shpejtë të kapitenerisë së portit të Durrësit dhe doktorit të cilët i kanë dhënë ndihmën e shpejtë. Ngjarja u shënua rreth orës 22:40 minuta të mbrëmjes së 6 shtatorit, kur në Kapitenerinë e portit të Durrësit mbërriti një alarm SOS nga krociera MSC Magnifica , rreth 20 milje larg Durrësit.

“Një pasagjer kishte pësuar traumë të rëndë në kokë nga përplasja dhe kërkohej zbarkimi i tij i menjëhershëm për ndihmë mjekësore të specializuar” informon kapiteneria e portit.

Menjëherë u lajmërua Kapiteni i Portit dhe u vu në gadishmëri doktori i portit dhe rimorkiatori Joni si dhe ju dha urdher krocieres MSC Magnifica te afrohej në Radën e Durrësit.

Në orën 23: 15 minuta rimorkiatori ka dalë nga porti për ti shkuar në ndihmë kroceras e cila po afrohej me shpejtësi 21 milje/ore.  U rakordua nga kapiteni i Portit i cili ndodhej në bord të rimorkiatorit pika e takimit midis 2 mjeteve afër fenerit të Pilotit. Në orën 00:15 minuta rimorkiatori u lidh ne bordin e djathte te krocieres dhe u be e mundur kalimi ne bord me barrele portative i te sëmurit z.Matteo Sartori dhe te fejuarës qe e shoqëronte znj.Sonia Marcato

I sëmuri ndodhej në gjëndje të rënduar dhe gjatë udhëtimit për në port u mbajt mask oksigjeni dhe serum, në 00:40 rimorkiatori mbërriti në port dhe i sëmuri u zhvendos në ambulancën e Spitalit të Durrësit e cila priste në kalatë. Më pas i sëmuri u nis drejt spitalit për ti dhënë ndihmën e specializuar mjekësore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emrat \ Goditja e grupit që shiste lëndë narkotike,Mes të arrestuarve edhe një ish-ushtarak

Detaje të tjera mësohen nga goditja e grupit kriminal që shiste drogë në Tiranë. Të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë

Nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku kryeministri Edi Rama mori një takim me mjekë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjiteshin si “ninxha” nëpër banesa dhe shkulnin kasaforta, dalin pamjet e bandës shqiptare në Itali

Policia italiane ka publikuar pamjet e operacionit dhe përgjimeve të kryera ndaj bandës së “skifterëve”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gruaja 62-vjeçare dhunon bashkëshortin në Gjirokastër

Një 62-vjeçare nga Gjirokastra është vënë nën hetim nga Policia, pasi dyshohet se ka ushtruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qeveria merr vendimin, administrata shtetërore 4 ditë pushim për Krishtlindjet

Administrata shtetërore do të bëjë 4 ditë pushim për festën e Krishtlindjeve. Këshilli i Ministrave…

LEXO ME SHUME