Categories Lajme

Durrës, vuri shezlonge në rërë, procedohet 45-vjeçari

Procedohet penalisht 1 shtetas, për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Ndërtim i paligjshëm”, si dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për veprën penale “Ndotja e ajrit”. Po ashtu, ndalohet një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” dhe arrestohet në flagrancë një 29-vjeçar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, proceduan penalisht shtetasin: H. I., 45 vjeç, banues në fshatin Gjuricaj, Ishëm, pasi në lagjen nr. 13, Durrës, ka vendosur shezlongë në rërë dhe ka ndërtuar një tendë pa lejen e organeve kompetente, duke pushtuar hapësirën publike.” – njofton policia.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. D., 28 vjeç, administrator i një pularie në Xhafzotaj, pasi në një parcelë toke ka hedhur mbetje të pularisë, duke shkaktuar ndotje të ambientit. Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin: Y., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 15.07.2020, dyshohet se i ka vjedhur shtetasit R. Sh., një telefon dhe një sasi parash. Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi I. P., 29 vjeç, banues në Marikaj, Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, pa leje drejtimi, nuk i është bindur urdhrit  të Policisë për ndalim dhe më pas është aksidentuar me mjetin tip “Benz”, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME