Categories Lajme

Dvorani: Bëra sqarimet në prokurori, hetimi nuk bëhet në media

Kreu i Këshillit të Emërimit në Drejtësi, Ardian Dvorani, foli për mediat pasi doli nga Prokuroria, ku u pyet për padinë e ngritur ndaj tij prej kreut të shtetit.
Dvorani tha se nuk ka asgjë të veçantë për të deklaruar.

“Dola përpara prokurorëve, siç e ka detyrimin cilido. Kam shpjeguar faktet e rrethanat. Unë jam gjyqtar e s’mund të jem gjithë kohën në media, e kam dhënë qëndrimin tim, por s’ka rëndësi çfarë mendoj unë, madje mund të them se s’ka rëndësi as çfarë mendon presidenti, tani është prokuroria që do bëjë verifikimet dhe në përputhje me ligjin do vlerësojë dhe më pas do jetë gjykata, nëse do jetë rasti i gjykatës.

Prokurorët janë duke kryer verifikimet dhe unë s’kam asnjë autoritet të pengoj hetimin”.

I pyetur nëse do bëjë kallëzim për Presidentin Meta, Dvorani u përgjigj: “Unë nuk jam në garë me askënd, nuk llogaris askënd, nëse ligji e Kushtetuta më imponon ta bëj një gjë të tillë, do ta bëj”.

Lidhur me videot që ka paralajmëruar Presidenti, një prej tyre publikuar një ditë më parë, Dvorani tha se askush nuk mund të flasë me vepra arti, duke i cilësuar ato seriale me metrazh të shkurtër.

“Nuk mund të flas me detaje, hetimi zhvillohet në këtë godinë, as në TV, as në gazeta.

Këtu kam bërë gjithë shpjegimet e hollësishme. Institucionet, funksionarët kushtetues e publik nuk është e mira t’i shtrojnë problematikat me serial të shkurtër a të gjatë, por t’i çojnë në organet kompetente”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME