DVP Durrës Ndalohet një 22-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “P lagosja e rëndë me dashje”. A rrestohen në flagrancë 4 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e K rimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin E. A., 22 vjeç, banues në Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “A rrest në b urg”, për veprën penale “P lagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Ky shtetas, më datë 01.10.2020, në Krujë, pas një konflikti të çastit, ka goditur me sende të forta shtetasit A. B. dhe F. B. Specialistët për Hetimin e N arko tikëve në DVP Durrës a rrestuan në flagrancë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e n ark otikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “D huna në familje”, shtetasin D. D., 49 vjeç, banues në Vadardhë, Durrës, pasi ka ushtruar d hunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës së tij.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 204 gr. Lë ndë n ark otike të dyshuar c an nabis sativa dhe një mjet prerës. Nga Seksioni për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm në DVP Durrës u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, shtetasi B. S., 44 vjeç, banues në Tiranë dhe u procedua penalisht për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, shtetasi S. M., 47 vjeç, banues në Lezhë, pasi ky i fundit u konstatua në PKK Durrës, i fshehur në kabinën e mjetit tip “Renault” me drejtues shtetasin B. S., me qëllim për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës a rrestuan në flagrancë shtetasit B. L., 43 vjeç, banues në Durrës dhe M. P., 26 vjeç, banues në Shkodër.
A rrestimi i tyre u bë pasi më datë 23.11.2020, në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç, në Thumanë, shtetasi B. L., duke drejtuar mjetin tip “Man” (trajler) është përplasur me mjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin M. P. dhe për pasojë janë dëmtuar shtetaset F. G., 39 vjeçe dhe Gj. P., 57 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në spital. Shtetasi M. P. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
