Categories Lajme

DW\ Kush është medikamenti nga Moska që thuhet se shëron virusin

Favipiraviri prodhohet edhe në Kinë dhe është përdorur në prova klinike kundër virusit Corona. Virologu gjerman Christian Drosten nga Klinika Charite e Berlinit theksoi se pacientëve atje u ishte dhënë “një përqendrim shumë i madh i substancës”. Në të njëjtën kohë, ai paralajmëroi për efekte anësore, që kanë të bëjnë me një problem akut të veshkave. Përdorimi afatgjatë është pra i diskutueshëm.

Optimistë të matur Favipiraviri është premtues kundër COVID-19 dhe i krahasueshëm me Remdesivir, thotë Helmut Hahn, kryetari i forumit gjermano-rus Koch-Meçnikov. “është gjë e mirë që medikamenti ekziston, por nuk ka asnjë provë zyrtare të efektivitetit të tij sipas kritereve tona,” theksoi ai.

Sipas Hahn, një medikament me një substancë kaq aktive ende nuk mund të përdoret plotësisht në Gjermani, sepse ende nuk ka të dhëna të gjera kërkimore. “Që Rusia po e përdor tashmë këtë medikament për të trajtuar një numër të madh pacientësh, është e kuptueshme,” tha Hahn.

Ai e lidh këtë me përmasat e mëdha të problemit Corona në Rusi dhe me masat që janë të nevojshme. Për më tepër, “kontrollet dhe rregulloret nuk janë aq të rrepta” në Rusi si në Gjermani. Kjo vlen si për studimet klinike ashtu edhe për miratimin e produkteve mjekësore. “Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se njëri është më i mirë se tjetri,” tha Hahn.

Gerd Glaeske nga Universiteti i Bremenit e konsideron Favipiravir-in “një mundësi të krahasueshme me Remdesivirin që të paktën mund ta lehtësojë rrjedhën e sëmundjes”. Përsa i përket modifikimit të ri rus, Glaeske këshillon t’i kushtohet vëmendje letrës shoqëruese të medikamentit.

Në licensimin e Favipiravirit (Avifavir) nga Ministria Ruse e Shëndetësisë flitet për një “preparat me veprimtari të drejtpërdrejtë antivirale”. Faqja në internet e Regjistrit Shtetëror të Medikamenteve përdor termin e përgjithshëm “agjent antiviral”, i cili lejohet të përdoret vetëm në spitale. Ai i nënshtrohet regjistrimit dhe dokumentimit. Për më tepër, duhet të paraqitet një “raport i një studimi klinik të kryer” në kuadër të trajtimit të COVID-19./DW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME