Categories Lajme

Dy aksidente brenda 5 minutash në Tiranë/ Pasi përplasin dy persona, automjetet ia mbathin nga vendi i ngjarjes

Dy aksidente kanë ndodhur brenda pesë minutash në Tiranë mbrëmjen e sotme, ku dy drejtuesit e automjeteve kanë vepruar në të njëjtën mënyrë. I pari ndodhi tek rruga “Aleksandër Moisiu”, ku drejtuesi i Foristradës u largua nga vendi i ngjarjes pasi aksidentoi një 55-vjeçar. Pesë minuta më vonë, një 58-vjeçar u përplas nga një mjet të paidentifikuar në rrugën “Bardhyl”. Të dy të lënduarit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për të identifikuar drejtuesit e automjeteve.

Tiranë/Informacione paraprake Më datë 30.12.2020, rreth orës 19:30, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, një mjet tip “Foristrad”, ka aksidentuar duke u larguar nga vëndngjarja shtetasin A. D., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 30.12.2020, rreth orës 19:35, në rrugën “Bardhyl”, dyshohet se një mjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vëndgjarja shtetasin Xh. L., 58 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin e autorve dhe gjetjen e mjeteve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME