Categories Lajme

Dy anije turke afër Qipros, Greqia reagon ashpër

Së fundi dy anije turke janë vendosur afër Qipros, në Varosia, veprim që ka sjellë dhe reagimin e Greqisë.

Duket se me praninë e këtyre dy anijeve afër Qipros, është rikthyer tensionet mes dy vendeve. Greqia dënon këtë veprim të Turqisë, duke e konsideruar një “shkelje të qartë” të Rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ndërkohë mediat vendase bëjne me dije se të mërkurën pritet që ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias do të zhvillojë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ku do të diskutohet rreth konfliktit në Mesdhe.

“Greqia dënon me forcë vendimin e Turqisë për të zgjatur lejen e hyrjes në frontin bregdetar Varosia. Ky vendim është një shkelje e qartë e Rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Greqia do të forcojë të gjitha përpjekjet përkatëse të Republikës së Qipros.

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, do të presë në një mëngjes pune nesër, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Panagiotopoulos, do të marrë pjesë gjithashtu. Takimi do të përqëndrohet në situatën në Mesdheun Lindor, procesin e meditimit për të ardhmen e Aleancës, si dhe çështje të tjera me interes të përbashkët”, është shprehur qeveria greke.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Spanja shpallet kampione e botës, fiton me mundim ndaj Argjentinës

Kombëtarja e Spanjës e ka marrë epitetin e kampiones së botës pasi mposhti në finale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

JD Vance bëhet baba për herë të katërt

Zëvendëspresidenti JD Vance dhe bashkëshortja e tij, zonja e dytë Usha Vance, njoftuan të dielën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë arrestohen3 persona . Armëmbajtje pa leje, vjedhje me dhunë dhe transportim të emigrantëve të paligjshëm

Janë vënë në pranga nga policia e Vlorës mbrëmjen e djeshme tre persona të cilët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Atentati ndaj Thimjo Rubati, policia jep detaje: U qëllua me armë zjarri para biznesit të tij!

Policia ka gjetur 9 gëzhoja pistolete të kalibrit 9 mm në vendin ku u qëllua…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet trafiku i emigrantëve në Tiranë, arrestohet në Rinas organizatori egjiptian

Policia e Tiranës ka goditur një rrjet të trafikut të klandestinëve. Seksioni për Hetimin e…

LEXO ME SHUME