Categories Lajme

Dy armë zjarri, municion luftarak, dy radio Policie. Pranga 24 vjeçarit në Shkodër

Finalizohet operacioni i policisë “Postriba”, “Për mbajtjen nën kontroll të shtetasve me precedent të theksuar kriminal, kapjen e atyre që mbajnë apo qarkullojnë me armë zjarri apo me sende të tjera të kundërligjshme”. Arrsestohet 24 vjeçari(J.K), banues ne fshatin Domen. Kapen 2 armë zjarri pushke, municion luftarak dhe 2 radio Policie. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Postriba”, sekuestrohen 2 armë zjarri, municion luftarak dhe 2 radio si të Policisë. Operacioni, në kuadër të planit operacional “Për mbajtjen nën kontroll të shtetasve me precedent të theksuar kriminal, kapjen e atyre që mbajnë apo qarkullojnë me armë zjarri apo me sende të tjera të kundërligjshme”. Kapet dhe vihet në pranga një 24-vjeçar me precedent të mëparshëm kriminal, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.

Në zbatim të planit operacional të hartuar në fillim të janarit, me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe të shtetasve me precedent të theksuar kriminal, si dhe për kapjen e atyre që mbajnë apo qarkullojnë me armë zjarri, drogë dhe sende të tjera të kundërligjshme, bazuar dhe në inteligjencën informative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Postriba”.

Në kuadër të këtij operacioni, u kap dhe u vu në pranga shtetasi J. K., 24 vjeç, banues në fshatin Domen, Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Gjatë kontrollit në banesën e 24-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe 2 radio si të Policisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME