Pas 37 ditësh të vështira në reanimacion, dy vogëlushët Amir dhe Amar, i’a kanë dalë të fitojnë betejën për jetën dhe tani kane dale nga spitali shendoshe e mire, por edhe me cekun e bebes. Lajmin e ka dhene ne FB kryeministri Edi Rama.
“Pas 37 ditësh të vështira në reanimacion mes frymëmarrjes e ndalimit të frymës, dy ëngjëllushët e vegjël, Amir & Amar, i’a kanë dalë të fitojnë betejën për jetën falë një ndërhyrjeje tejet delikate të mjekëve tanë dhe përkushtimit të gjithë bluzave të bardha të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”
Ogerta që i ka ndjekur nga afër çdo ditë, po i përcjell sot binjakët në shtëpi, bashkë me mamin dhe babin (edhe me çekun e tyre të dyfishtë 1.6 milionë, sepse janë jo vetëm dy, po janë edhe të dytët)”, shkruan Rama.