Categories Lajme

Dy blegtorë shqiptarë në listën e më të kërkuarve të Interpolit, Detaje

Një ditë vere në vitin 2009, Ergest Memo ndezi kamionin e tij IFA dhe së bashku me të vëllanë, Taulantin dhe një kushëri, shkuan në malin e Gramozit për të bërë dru. “Shkuam me IFA, siç shkonte i gjthë fshati,” tregon Ergesti, sot 38 vjeç. Dy vëllezërit ishin pjesë e një grupi prej 10 bashkëfshatarësh. Kur kaluan kufirin me Greqinë,  policia e vendit fqinj i pikasi. “Na pa policia, ne ikëm kurse kushëririn e kapën,” tha ai. “Më pas atë e dënuan dhe bëri burg, kurse ne u shpallëm në kërkim,” shtoi Ergesti.

Dymëdhjetë vjet më vonë, 38 vjeçari dhe vëllai i tij Taulanti janë ende në kërkim policor nga Interpoli – organizata ndërkombëtare policore, e cila në vitin 2019, i përfshiu dy vëllezërit nga fshati Gjonç i Kolonjës në listën e shtatë kriminelëve më të kërkuar në botë për krim mjedisor.

Ndryshe nga Interpoli, bashkëfshatarët e vëllezërve Memo thonë se ata mund të jenë çdo gjë, por jo kriminelë të rrezikshëm. “Djemtë nuk janë problematikë, u bë e madhja por ishte ora e keqe e tyre,” tha Ëngjëllushja, një banore e fshatit Gjonç, e cila shtoi se në fund të dekadës së shkuar i gjithë fshati priste dru përtej kufirit, të shtyrë nga kushtet e këqija ekonomike.

“Këtu veç blegtorisë nuk ka asgjë, toka jo, mali jo, rrugë s’kemi. Ne jemi si në humbëtirë, me se të jetojmë,” u ankua 55-vjeçarja. “Nga e keqja hynin dhe nga greku, se po të kishim me se të jetonim nuk e bënte askush këtë gjë,” theksoi Ëngjëllushja. Për rastin e tyre ngrejnë vetullat edhe aktivistët mjedisorë në Shqipëri, të cilët theksojnë se edhe pse të presësh pyje në një zonë të mbrojtur është e ndaluar, krimi mjedisor në Shqipëri merr forma më të sofistikuara.

“Edhe këta dy vëllezër, apo dhe fshatarët që janë në zona të mbrojtura, në qoftëse nuk i respektojnë rregulloret apo të gjithë protokollet që janë vendosur për të mbrojtur mjedisin, normalisht jashtë drejt thyerjes së ligjit dhe bërjes së një krimi mjedisor,” tha Olsion Lama, specialist për zonat e mbrojtura pranë Shoqatës për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA).

“Po ato nuk kanë një ndikim shumë të madh, siç mund të ketë për shembull dhënia e koncesionit të një hidrocentrali apo ndërtimi i një aeroporti – të cilat kanë një ndikim shumë më të madh në mjedis sesa prerja e dy apo tre drurëve nga një fshatar për nevojat e tij,” shtoi ai.

Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, me 5 qershor 2019, Interpoli bëri një apel duke kërkuar ndihmën e publikut për arrestimin e shtatë të kërkuarve ndërkombëtare të akuzuar për krime mjedisore. Pjesë e listës së të shumëkërkuarve ishin dhe vëllezërit Memo nga Kolonja.

Sipas Interpolit, krimi mjedisor gjeneron nga 110 miliardë USD deri në 280 miliardë USD çdo vit. Vështirë t’i shohësh këto para në fshatin Gjonç. Ky katund ndodhet vetëm 10 kilometra larg nga Erseka, por mungesa e rrugës dhe e urës që e lidh atë me fshatin Prodan, bën që banorët në vjeshtë dhe dimër të izolohen.

Gjatë muajve të ftohtë, prurjet e lumit shtohen dhe kalimi i tij bëhet thuajse i pamundur, ndërsa ura është jashtë funksionit prej të paktën 15 vitesh, çka i ka shyn banorët e fshatit të largohen dhe emigrojnë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI/ Në kërkim për vrasje, arrestohet 40 vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 40-vjeçar, të shpallur në kërkim për tentativë vrasje. Burime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, sa shkojnë temperaturat në fundjavë

Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga rryma ajri më të ngrohta mesdhetare ku presim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME