Categories Lajme

Dy dosje për sulmin kibernetik. Prokuroria reagon për ngjarjen: Po bashkëpunojmë me partnerët

Sulmi kibernetik ndaj sistemit TIMS është bërë objekt hetimesh nga Prokuroria e Tiranës e cila ia ka bashkuar edhe këtë rast dosjes së hapur në korrik për sulmin kibernetik ndaj portalit e-Albania.

Zyra e shtypit bëri të ditur se më 19 korrik 2022 Prokuroria e Tiranës, regjistroi procedimin penal për veprat penale “Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”; “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”; “Ndërhyrja në Sistemet kompjuterike”; dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”, pas ndërhyrjes së paligjshme që nxori nga funksioni për rreth një javë platformën e-albania. Sipas prokurorisë, objekti i hetimit është sulmi kibernetik ndaj institucionit shtetëror të AKSHI-it që përmbledh gjithë faqet zyrtare qeveritare në Republikën e Shqipërisë.

Ndërkohë më datë 9 shtator 2022 është kryer një tjetër sulm kibernetik në pajisjet dhe sistemet që administrohen dhe menaxhohen nga Ministria e Brendshme në Shqipëri. Prokuroria tha se këto dy veprime, duke qenë se janë kryer me të njëjtën tipologji dhe sulmi kibernetik ka ardhur nga i njëjti burim, po hetohen në një dosje të vetme.

Organi i akuzës theksoi se si në momentin e sulmit të parë ashtu edhe në sulmin e dytë, ka ndërmarrë veprime të menjëhershme për hetimin e rastit përmes kqyrjeve, përgjimeve dhe veprimeve të tjera të nevojshme.

Organi I akuzës bën të ditur se në bashkëpunim të ngushtë me gjithë agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët që asistojnë autoritetet shqiptare, grupi I hetimit ka kryer një sërë veprimesh duke përfshirë dërgimin e letërporosive për ndihmë juridike në disa shtete ku mendohet se kanë vepruar hakerat që kryen ndërhyrjen. Sipas prokurorisë, hetimet për të dyja rastet janë komplekse.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Devoll/ Ariu hyn në vendin e shenjtë në Dobërgorë, përmbys orenditë brenda objektit

Një ari ka hyrë në një objekt të shenjtë në fshatin Dobërgorë të Devollit, një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese deri në 38°C

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, moti do të vijojë të jetë i nxehtë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali. Si pasojë e aksidentit ku jetën tragjikisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të…

LEXO ME SHUME