Categories Lajme

Dy efektivë policie gjejnë një pistoletë tip ‘TT’ në makinën e shërbimit, ja çfarë dyshohet

Një rast i çuditshëm dhe i pazakontë ka ndodhur në një nga komisariatet e Tiranës.

Mbrëmjen e kaluar një efektive e patrullës në komisariatin nr 1 në Tiranë së bashku me kolegun e saj kanë gjetur një armë zjarri brenda automjetit të shërbimit. Punonjësja e policisë kishte humbur një send personal dhe ka kërkuar sëbashku me kolegun në mjet.

Në pjesën e poshtme të sediljes së pasagjerit kanë gjetur një çantë të zezë meshkujsh të mbuluar me pluhur. Kur e kanë hapur brenda saj kanë gjetur një pistoletë TT.

Arma është dërguar në laborator për shenjat e gishtave. Dyshohet se arma mund të jetë lënë nga ndonjë person i shoqëruar që ka qenë i armatosur. Ai dyshohet se ka përfituar nga mungesa e vëmendjes së efektivëve dhe e ka fshehur.

Në hetime po merr pjesë edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME