Categories Lajme

Dy gëzime në një ditë, Rama: Familja në Farkë nis jetën e re pas tërmetit

Rindërtohet shtëpia e parë pas shembjeve nga tërmeti tragjik i 9 muajve më parë, 26 nëntorit të vitit të kaluar. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryebashkiaku Veliaj dhe ministri i Rindërtimit Ahmetaj ishin në Farkë ku i dorëzuan çelësat e shtëpisë së re familjes Allaraj, që kishte dy gëzime në një ditë, pasi vajza e madhe mbushi 13-vjeç. Pasi panë shtëpinë e re, Rama, Veliaj dhe Ahmetaj me distancë për shkak të masave anti-COVID uruan familjen në oborr, ku nuk munguan batutat.

Sot kemi një urim krejt të veçantë. Shtëpia e parë e rindërtimit hap dyert për familjen Allaraj, në ditëlindjen e Merisilda, e cila mbush 13 vjeç. Për pak humor, kjo është ajo shtëpia që kur vumë tullën e parë disa “inxhinierë” këtu, komentuan skeletin e saponisur prej hekuri të kolonave, duke vënë alarmin se ishte me “katër tela”!

Ngutja e disave për të nxjerrë fjalën e keqe apo për të bërë “kompetentin” pa diplomën përkatëse, për çdo punë që komentojnë nga kafeneja, plazhi apo krevati ku luajnë me ajfonin e tyre është bërë si puna e atij vargut me hudhra, që vihet në hyrje të shtëpisë për të mos marrë m’sysh

Kështu që duhen falenderuar pa ironi e as pishman edhe thurrësit e këtyre “hudhrave” digjitale, që e vranë syrin e keq mbi shtëpinë e familjes Allaraj, e cila sot nis jetën e re në një banesë tamam siç kemi premtuar, më të madhe, më të fortë, më të bukur, me urimin për ditëlindjen e Merisildes, që bashkë me vellain Merison, të mësojnë mirë, të bëhen të zotët e vetes e të kenë jetë e shëndet! Gëzuar” tha Edi Rama. Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se janë 817 shtëpi të reja që do të ndërtohen në Tiranë, teksa për 400 janë lidhur kontratat. “Për 6 javë do të hapen themelet e pallateve të para te ‘5 Maji” tha Veliaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME