Categories Lajme, Turizëm

Dy hotele të reja në Vlorë dhe Sarandë/ Klosi: Energji e re që i shtohet turizmit

Ministri i Turizimit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cilësoi një energji e re që i shtohet industrisë turistike ndërtimin e dy hoteleve më të rinjë në qytetet bregdetare të Vlorës dhe Sarandës.

“Më një panoramë  fantastike të Gjirit të Vlorës hotel Regina në Rradhimë ofron qetësi, pastërti, shërbim të kulturuar dhe guida turistike në zonë. Ky investim në hoteleri është një energji e re që i shtohet industrisë turistike”, – shprehet ministry Klosi, I cilia ka publikuar edhe disa fotografi nga përurimi I këtij hoteli.

Ministri Klosi bën të ditur gjithashtu se një tjetër hotel I është shtuar edhe qytetit bregdetar të Sarandës., “Hotel “Buzë”, në Sarandë,  nga ku mund të shijosh panoramën e kaltër, lindjet dhe perëndimet relaksuese. Në ambientet Hotel Boutique Buzë gjenë qetësinë e dëshiruar”, – shprehet Klosi.

Për të stimuluar investimet në sektorin e turizmit, qeveria ka hartuar edhe një kuadër ligjor e fiskal favorizues. Ligji “Për Turizmin” ofron stimuj shumë konkurrues për investitorët e huaj. Ligji ofron një varg ndryshimesh për sektorin e turizmit në Shqipëri, duke synuar ta shndërrojë atë në një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë në vitet e ardhshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Makina del nga rruga dhe përfundon në Lanë, humb jetën shoferi

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shiste kokainë në zona të ndryshme të qytetit, arrestohet 41-vjeçari në Vlorë

Një 41-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rindërtimi pas tërmetit/ Rama u dorëzon qytetarëve çelësat e 404 apartamenteve në Vorë: I keni prona tuajat, pa asnjë kredi apo borxh

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Vorë ku ka dorëzuar banorëve të cilëve u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3” vihet në pranga 41-vjeçari

DVP Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”. Shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti me vdekje në Durrës, 17-vjeçari prangoset pas negociatave të Policisë me familjen

Ka rënë në prangat e policisë 17-vjeçari që shkaktoi aksidentin me një viktimë në Durrës.…

LEXO ME SHUME