Dy automjete janë përfshirë nga flakët e zjarrit në rrugën e kombit. Policia dhe zjarrfiksët ndodhen në vendgjarje. Nuk dihet ende shkaku i djegies së makinave, por paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar vetëm dëme materiale. Ndërkohë një tjetër vatër zjarri ka rënë në Ndërfushas të Rrëshenit, në një sipërfaqe prej 1 ha me pemë frutore. Aktualisht zjarrfiksja ka vënë në kontroll flakët e zjarrit.
Categories
Lajme
Dy makina përfshihen nga flakët në Rrugën e Kombit
