Categories Lajme

“Dy marrëveshjet me Millosheviçin”, Berisha i kthehet ashpër Hashim Thaçit

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora tha se kompromisi Vuçiç i ka kërkuar Ramës që Kosova të mos jetë pjesë e “Shengenit Ballkanik” dhe kryeministri shqiptar e ka pranuar.

“Sipas burimeve 100%  të sigurta diplomatike kompromisi Rama-Vuçiç është që Rama të pranojë që Kosova të mos pranohet në Shengen. Ky është. Dhe Ramës i premtoi Vuçiç se të zgjidh problemin duke përdorur të gjithë miqësinë që kam me Francën 200 vjeçare dhe do ta zgjidh këtë punë. Vuçiç i ka kërkuar Ramës që Kosova të mos jetë pjesë e “Shengenit Ballkanik” dhe Rama e ka pranuar këtë kusht”, tha Berisha.

Përgjigja për Thaçin

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka kthyer një përgjigje të fortë Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili një natë më parë zbërtheu të gjitha prapaskenat që ndodhnin me politikën, gjatë kohës kur u zhduk Remzi Hoxha.

Thaçi në “Top Story” lëshoi akuza të forta ndaj ish – presidentit të asaj kohe, Sali Berisha, i cili tha se Bashkim Gazidede përndiqte aktivistët e lëvizjes për çlirimin e Kosovës.

Ndërsa sot ka ardhur dhe reagimi i vetë Berishës për këtë çështje.

Në studion e emisionit “Tempora”, Berisha tha se kreu i SHIK ndihmonte ata që luftonin vërtet për Kosovën dhe jo ata që loznin me letra në vilën e Enver Hoxhës.

Pjesë nga biseda në studio

Sali Berisha: Argati i Beogradit meriton vetëm atë që i kam thënë, është argat i Vuçiçit, mjeran i damkosur në mbarë Kosovën dhe tani në mbarë Evropën. Shkoi në samitin e Berlinit për të shitur tokat e vendit të tij.

Sonila Meço: Thaçi ka thënë SHIKU i Gazidetes përndiqte aktivistet e lëvizjes për çlirimin e Kosovës?

Sali Berisha: SHIKU i Gazidedes ka bërë punë të jashtëzakonshme për të ndihmuar ata që vërtet luftonin në Kosovë. Po jo ata të cilët raportonin se janë në Kosovë por loznin letra në vilën e Enver Hoxhës.

Denion Ndrenika: A lidhet kjo vetëm me ata që vinin në zyrën e Iljaz Ramajlit?

Sali Berisha: Jo nuk e thashë atë. Ata që vinin në zyrën e iljaz Ramajlit  kanë qenë Adem Jashari. Në 1993 Adem Jashari ka qenë në Shqipëri.

Denion Ndrenika: I bie që Thaçi të thotë që të kenë qenë këta që përndiqeshin?!

Sali Berisha: Armatoseshin dhe stërviteshin në Shqipëri. Thaci thotë se e kanë arrestuar sepse është gjetur i vrarë shoku i dhomës së tij.

Deklaratat e Thaçit në “Top Story”

“Sipas Aliut, dhe dëshmisë që kishte siguruar në atë periudhë, ishin diskutuar dy çështje apo vendosur, e para ishte marrëveshja trepalëshe Berisha, Millosh, Gligorm për vijimin e kontrabandës. E dyta ishte marrëveshje Millosheviç Berisha bilateral, shitblerje e armëve nga Shqipëria për Jugovllavinë për njësitet ushtarake e paraushtarake në Kroaci e Bosnje, por edhe njësi tjera që qëndronin të gatshme për të kryer spastrim etnik, edhe në Kosovë që ndodhi më vonë”, tregon Hashim Thaçi.

Basri Zuka, Sekretari i Shoqatës që drejtonte Remziu i dërgon një letër Ibrahim Rugovës ku e informon lidhur me sa ata ishin dëshmitarë, duke i shprehur dyshimet e veta.

“-Rugova e pyet Berishën, i thotë a është e vërtetë kjo që flitet apo jo? Berishës i bie në vësh që Remzi Hoxha e dika këtë fakt dhe na paska përcjellë”, tregon Ardian Hoxha, djali I Remzi Hoxhës.

“Sipas Aliut gjithmonë një dëshmi e tillë kishte përfunduar në duart e Azem Hajdarit, e ai në atë kohë shantazhonte presidentin Berisha në atë kohë, raportet ishin aq të acaruar e çuan në përplasje ndoshta edhe me pasoja për Azemin më vonë”, rrëfen për Top Story ish – komandanti i UÇK-së, Hashim Thaçi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME