Categories Lajme

Dy mjete janë shkrumbuar nga flakët në Elbasan

Dy mjete janë shkrumbuar nga flakët në Elbasan, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen ”11 Nëntori”. Burime bëjnë me dije  se një prej mjeteve të djegura, tip ”volvo” është në pronësi të shtetasit Daniel Duka, ndërsa mjeti tip ford fokus në pronesi të Aleksandër Bragjecit. Burime nga grupi hetimor thonë se djegia e mjeteve ka qenë e qëllimshme, ndërkohë që është duke u punuar për zbardhjen e ngjarjes. Makinat kanë qenë të parkuara pranë ngjëra tjetrës, dhe derimë tani nuk dihet ende se cila prej tyre ka qenë objektivi i autorëve.

Njoftimi i Policisë: Në orët e para të mëngjesit, në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan, është djegur pjesërisht mjeti tip “Volvo”, në pronësi të shtetasit D.D., dhe si pasojë është djegur pjesërisht edhe një mjet tjerë tip “Ford”, i cili ishte pranë mjetit te parë, të cilat ishin të parkuara në rrugë. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME