Categories Lajme

Dy muaj pas tërmetit, ja cila është gjendja në Durrës (Video)

Kanë kaluar dy muaj nga tërmeti I fuqishëm që tronditi Durrësit dhe deri tani qytetarët nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim nga qevereia për banesat e dëmtuara. Gjyshja me vajzën dhe dy nipërit janë të detyruar të jetojnë mes frikës dhe pasigurisë, pasi nuk kanë një rrugëzgjidhje tjetër. Ajo i druhet faktit se catia e shtëpisë mund të rrezohet nga momenti në moment dhe mund ta zërë brenda.

Mira Kacaj: Unë jetoj me dy fëmijë të vegjël. Kemi ftohtë. Kemi frikë se po shembet prap. Kjo pjesa këtu ka edhe këtë hekurin që kemi frikë se po na bie në kokë. Korenti këtu dhe nuk di çfarë të them tjetër. Unë dua të jetoj si të gjitha qytetaret durrsake, të më rregullohet shtëpia e para fare. RTV Ora u interesua në bashkinë e Durrësit për të mësuar se në çfarë faze ndodhet nisma e ndërmarrë nga qeveria dhe autoritetet lokale në lidhje me dëmshperblimet e pasojave të tërmetit. Nën/ kryetari i Bashkisë Durrës, Florian Tahiri thotë se ka përfunduar faza e parë ajo për përllogaritjen e dëmeve.

Florian Tahiri: Janë klasifikuar 99 banesa, që janë te kategoria me rrezikshmëri të lartë dhe të pabanueshme. Këto janë banesa te faza e parë që do të dëmshmërblehen. Tahiri shprehet se lista me 100 objektet e konsideruara të pabanuesheme janë dërguar në Ministri dhe shumë shpejt pritet të nis dëmshpërblimi. Në Durrës janë evidentuar 2030 objekte të dëmtuara nga tërmeti, të ndara në pesë kategori: “tërësisht të dëmtuara dhe të pabanueshme”, “dëmtime në strukturë”, “plasaritje suvaje” plus “demtim catie” dhe “plasaritje”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

RENEA ‘zbarkon’ në Mirditë, nis kërkimet për Elson Reçin, personin e akuzuar nga SPAK për vrasjen e Preng Gjinit. Në banesë gjendet vetëm vëllai i tij

Aksioni erdhi pas informacioneve se në territorin shqiptar mund të ishte futur Elson Reçi, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Sazani”/ Municionet e pashpërthyera vënë në rrezik resortin e Jared Kushner në Shqipëri

Në anën perëndimore të ishullit të Sazanit, aty ku dallgët përplasen me shkëmbinjtë e thepisur,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME