Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të Lezhës janë mbledhur sërish mesditën e sotme pranë Obeliskut në qytet, për të ndezur qirinj në kujtim të saj dhe për të kërkuar drejtësi.

Mes dhimbjes dhe lotëve, familjarët shprehen se prej dy muajsh jetojnë me plagën e humbjes së Xhuanës, por edhe me ankthin dhe zhgënjimin për moszbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë. Ata kërkojnë që drejtësia të vihet në vend dhe e vërteta të dalë sa më shpejt në dritë, shkruan A2.

Të pranishmit mbajtën një minutë heshtje në nder të 25-vjeçares, ndërsa ndezën qirinj dhe vendosën lule pranë fotos së saj.

Kujtojmë se Xhuana Nikollaj humbi jetën pas dhunës së ushtruar ndaj saj nga ish-bashkeshorti Eraldo Fizi, ndërsa më pas dyshohet se ka konsumuar fostoksinë.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe vijon të mbetet ende e mbushur me pikëpyetje për familjarët e saj, të cilët kërkojnë zbardhjen e plotë të rastit.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME