Categories Lajme

Dy qytetarë nga Vlora 73 dhe 83 vjeç humbin betejën nga covid

Pas konfirmimit të variantit “Omicron” vijojnë të rritet ndjeshëm numri i rasteve me Covid në Shqipëri. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë shënuar 1236 raste të reja me COVID dhe 4 humbje jete.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 5,694 testime, 1,236 qytetarë të infektuar, 4 humbje jete dhe 329 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Ministria e Shëndetësisë apelon të gjithë +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. MShMS ju kujton se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.

Kujtojmë qytetarët se vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 5,694 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1,236 qytetarë, në këto bashki: 584 në Tiranë, 68 në Shkodër, 62 në Durrës, 59 në Elbasan, 45 Vlorë, 42 në Fier, 40 në Sarandë, 32 në Lushnje, 28 në Lezhë, 26 në Kamëz, 19 në Gjirokastër, 15 në Berat, 14 në Mallakastër, Korçë, 11 në Vorë, Mat, Pogradec, 10 në Vau i Dejës, Kurbin, Tepelenë, Skrapar, 9 në Përmet, 8 në Himarë, 7 në Kuçovë, Belsh, 6 në Dibër, Divjakë, Dimal, Peqin, Gramsh, 5 Pukë, 4 në Malësi e Madhe, Kukës, Patos, Këlcyrë, Prrenjas, 3 në Tropojë, Shijak, Krujë, Kavajë, Poliçan, 2 në Rrogozhinë, Delvinë, 1 në Has, Mirditë, Klos, Selenicë, Dropull, Memaliaj, Maliq, Kolonjë, Librazhd, Cërrik. Janë 7,952 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 107 pacientë, nga të cilët 15 anë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me SARS-COV2    pozitiv: një qytetar nga Elbasani 58 vjeç, dy qytetarë nga Vlora 73 dhe 83 vjeç, një qytetar nga Tirana 76 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 329 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202,077 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME