Categories Lajme

Dy shqiptarë sulmojnë një 62-vjeçar në Maltë. Policia: Ishin të paguar nga…

Tre persona, mes tyre dy shqiptarë janë arrestuar në Maltë, pasi akuzohen për një sulm, të cilën autoritetet thonë se ishte i planifikuar dhe i paguar.

Vendi ku ndodhi ngjarja dhe personi qe u sulmua nga shqiptaret

Mediat raportojnë se një 37-vjeçar maltez dhe dy shqiptarë të moshës 23-vjeçare pritet të akuzohen në gjykatë në lidhje me sulmin e paprovokuar ndaj një 62-vjeçari në zonën Qui-Si-Sana në qytetin Sliema.

Referuar burimeve policore bëhet e ditur se të dhënat e para tregojnë se sulmi mund të ketë qenë i paramenduar.

Fillimisht u raportua se personat u larguan nga vendi i ngjarjes, por më pas ata u arrestuan.

Nga hetimet rezulton se personi nga Malta kishte punësuar dy 23-vjeçarët shqiptarë për të ndjekur Louis Spiteri dhe për ta sulmua ata.

Pas arrestimit të dy shqiptarëve u arrestua edhe porositësi i këtij sulmi, maltezi 37 vjeçar.

Në një postim në Facebook, Louis Spiteri, viktima e sulmit, tha se ai kishte shijuar vrapimin e tij në mëngjes kur një nga dy burrat e ulur në një stol u ngrit dhe e goditi me grusht në fytyrë.

“Pa provokim njëri prej tyre u ngrit dhe më goditi aq fort në fytyrë, sa më hodhi në bar. Ndërsa unë fillova të bërtas për ndihmë, këta dy djem ikën me vrap. Isha i shokuar dhe i tmerruar, më gumëzhinte koka”, tha Spiteri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Merr fund lufta në Gaza? Arrihet marrëveshja e armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit!

Arrihet më në fund marrëveshja e armëpushimit mes Hamasit dhe Izraelit. Pas më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nxënësit thyejnë derën dhe grabisin shkollën e tyre në Babrru

Një shkollë ka rënë pre e grabitjes. Ngjarja ndodhi në një shkollë në Babrru. NJOFTIMI…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu arrestin në shtëpi për të shitur drogë! Kush është 35-vjeçari që u prangos sot

Policia ka vënë në pranga Gleard Gushollin, pasi u kap duke shpërndarë drogë, ndërkohë që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vrau me çekiç dhe i vodhi paratë që kishte në xhep, arrestohet Isuf Hasa për vrasjen e Xhemal Metës

Isuf Hasa, 64 vjeç është autori i vrasjes së 81-vjeçarit Xhemal Meta në Zall-Bastar, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ujdia energjetike Itali-Shqipëri, zbardhen detajet: Kabllo nënujore nga Vlora në Puglia

Lajmi i zbarkimit të kryeministres italiane Giorgia Meloni në Abhu Dhabi për të nënshkruar një…

LEXO ME SHUME