Categories Lajme

Theu arrestin në shtëpi për të shitur drogë! Kush është 35-vjeçari që u prangos sot

Policia ka vënë në pranga Gleard Gushollin, pasi u kap duke shpërndarë drogë, ndërkohë që ishte me masë sigurie arrest në shtëpi.

Gleard Gusholli është një emër jo pak i dëgjuar. Një vit më parë, ai u bë viral pasi mbajti peng në banesë, bashkëjetuesen e tij. Pasi e dhunoi për të paktën një javë rresht, e reja në atë kohë ia doli të njoftonte familjarët dhe blutë. Edhe pse i arrestuar për pengmarrje dhe dhunë në familje, Gusholli, në rrethana të paqarta, doli nga qelia në arrest shtëpiak. Dhe kjo nuk e pengoi aspak që të vijonte aktivitetin kriminal në shpërndarjen e lëndëve narkotike në kryeqytet.

Një natë më parë, nga ana e Komisariatit të Policisë nr.2 Tiranë, mbi bazën e të dhënave të grumbulluara në rrugë operative për kapjen e personave që shperndajnë lënde narkotike të llojit kokainë, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Blloku 21”, ku u bë e mundur arrestimi në flagrancë i Gliard Gusholli dhe Frenkli Permarkaj.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 4 qese me lëndë të dyshuar kokainë me peshë të përgjithshëm 23 gram, 2 aparate celularë, 1 automjet i tipit Mercedez Benz. Tashmë Gleard Gusholli duhet të përballet me ligjin edhe për dy vepra të tjera penale. Atë të “largimit nga banesa” apo thyerjen e arrestit shtëpiak dhe prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Next”.

U kapën në flagrancë me 1 pako me lëndë narkotike kokainë, në automjet, të cilën dyshohet se e posedonin me qëllim shitjen në doza, vihen në pranga 2 shtetas. Njëri prej tyre kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Sekuestrohen sasia e kokainës, 2 aparate celular dhe 1 automjet.

Komisariati i Policisë Nr. 2, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të shitjes së drogave të forta, në doza, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Next”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit:

G. G., 35 vjeç dhe F. P., 24 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Në rrugën “Naim Frashëri”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin G. G. dhe pasagjer shtetasin F. P. Gjatë kontrollit të automjetit u gjet një pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë (me peshë 24 gramë), të cilën dyshohet se këta shtetas e posedonin me qëllim shitjen në doza.

Nga verifikimet e kryera për rastin rezultoi se shtetasi G. G. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME