Dy studentë janë ndaluar nga forcat e rendit në Tiranë. Studentët Vilson Kulemani dhe Gezim Almeta janë shoqëruar për në rajonin Nr.1 të policisë. Ende nuk dihet se pse janë arrestuar studentët.
Gjatë paradites së sotme, studentët nga shumë universitete vijuan protestën e paralajmëruar vitin e kaluar. Ata kërkojnë zbatimin e 8 pikave nga qeveria, ndërsa sot kërkuan shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë.