Categories Lajme

Itali, Gjendet lëndë narkotike në rrënojat e një muri (Foto)

Një sasi prej 11 kg heroinë është sekuestruar nga policia italiane në fshatin Alghero, duke regjistruar kapjen e sasisë më të madhe të kësaj droge në 15 vitet e fundit në këtë rajon.

Droga ishte fshehur mes gurëve në një mur të vjetër. Droga ishte e ndarë në pako me nga 1 kg secila. Heroina ishte e futur në plasmas me vakuum dhe të mbështjella me ngjitës.

Nëse lënda narkotike do të ishte shitur në tregun me pakicë, ajo do të sillte 8 mln euro fitime.

Ngarkesa, e fshehur në atë që quhet “dyqani më i madh i drogës në ishull”, ka ardhur me siguri nga deti, sidomos duke pasur parasysh faktin se muri ndodhet disa hapa nga bregu, ku është e lehtë të arrihet me një varkë.

Mediat italiane shkruajnë se heroina është prodhuar në Pakistan dhe sipas hetuesve, ajo ka mbërritur në Itali dhe më pas është transferuar për në Sardenjë, duke ndjekur rrugën e famshme të vendeve Lindore, në veçanti duke kaluar së pari nga Shqipëria.

Më pas, droga ka mbërritur në Itali ku një pjesë është shitur, ndërsa pjesa tjetër është transferuar në Sardenjë.

Heroina e destinuar për në sheshet e Sardenjës. Policia ka zbuluar gjithashtu se me shumë gjasë, të 11 kilogramë heroinë mund të jenë shitur tek shitësit me pakicë. Hetimi nuk është mbyllur ende.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME