Categories Lajme

Dy të rinj janë arrestuar nga policia pasi dyshohen si autorë të disa vjedhjeve

Dy të rinj janë arrestuar nga policia pasi dyshohen si autorë të disa vjedhjeve.  Policia thotë se njëri nga personat e arrestuar ka qenë më parë i dënuar.

autoret e vjedhjjeve

Të arrestuarit janë një 21 vjeçar  me emrin Admir Sina dhe një 18-vjeçar, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur produkte dhe shuma parash në një subjekt tregtar.

Nga veprimet hetimore është bërë e mundur edhe zbardhja dhe dokumentimi i autorësisë për 2 vjedhje të tjera të ndodhura më parë, të kryera nga këta dy shtetas.

“Më datë 18.11.2025 dhe 29.01.2026, këta shtetas dyshohet se kanë vjedhur shuma parash në 2 biznese”, thote policia.

Njoftimi:

Vodhën një biznes në Kamëz, falë veprimeve të shpejta hetimore identifikohen, lokalizohen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.

Njëri nga shtetasit e arrestuar, i dënuar më parë për vjedhje.

Zbardhen edhe 2 vjedhje të tjera, të ndodhura më parë, të kryera nga këta 2 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kamëz, menjëherë pas njoftimit të marrë dje për një rast vjedhjeje të ndodhur në një biznes në Kamëz, organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve.

Falë reagimit të menjëhershëm dhe veprimeve të shpejta hetimore, në kuadër të operacionit policor “Together”, u bë identifikimi dhe arrestimi i shtetasit A. S., 21 vjeç, banues në Kamëz, i dënuar më parë për vjedhje, si dhe i një shtetasi 18-vjeçar.

Dje, këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur produkte dhe shuma parash në një subjekt tregtar.

Nga veprimet hetimore është bërë e mundur edhe zbardhja dhe dokumentimi i autorësisë për 2 vjedhje të tjera të ndodhura më parë, të kryera nga këta dy shtetas, konkretisht:

Më datë 18.11.2025 dhe 29.01.2026, këta shtetas dyshohet se kanë vjedhur shuma parash në 2 biznese.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet i riu shqiptar, iu gjetën 21 pako kokainë

Oficerët e karabinierëve nga dega e Peruxhias arrestuan një 25-vjeçar shqiptar, për posedim të lëndëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkarkohet drejtori i AKZM-së në Vlorë

Pas denoncimit të publikuar nga redaksia e Piranjat News është shkarkuar nga detyra drejtori i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen sërish të çmimeve të naftës ditën e sotme. Vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Një shtetas Grek dërgohet pa shenja jete në spital, detaje

Një shtetas grek u dërgua mbrëmjen e së premtes në Spitalin e Sarandës pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Konflikt mes 4 personave në një servis makinash në Korçë, plagoset me thikë njëri prej tyre (EMRI)

Një konflikt ka ndodhur brenda një servisi makinash në lagjen 10 të Korçë mes katër…

LEXO ME SHUME