Categories Lajme

Shkarkohet drejtori i AKZM-së në Vlorë

Pas denoncimit të publikuar nga redaksia e Piranjat News është shkarkuar nga detyra drejtori i AKZM-së në Vlorë, Martin Goriçi, i cili u përfshi në një seri akuzash për abuzim me detyrën, nepotizëm dhe shkelje të ligjit në administratën publike.

Denoncimi, i shoqëruar me video, ngrinte dyshime serioze mbi mënyrën e menaxhimit të zonës së mbrojtur të Syrit të Kaltër. Sipas informacionit të bërë publik, pretendohej se Goriçi kishte lejuar dhe favorizuar aktivitete të paligjshme nga një subjekt privat, i lidhur familjarisht me të.

Sipas dëshmisë së denoncuesit, individë të paautorizuar vendosnin tarifa për turistët që vizitonin zonën, ndërkohë që të ardhurat nuk kalonin në kanalet zyrtare shtetërore.

Po ashtu, aktiviteti zhvillohej edhe gjatë orëve të mbrëmjes, madje duke shoqëruar turistë në ambiente private, duke ngritur shqetësime për sigurinë dhe ligjshmërinë.

Më tej, denoncimi theksonte se personi i përfshirë ishte i punësuar në Bashkinë Gjirokastër dhe paralelisht ushtronte aktivitet në zonën e mbrojtur, duke e kthyer këtë në një “biznes familjar” në kurriz të pasurisë publike.

Pas publikimit të këtyre të dhënave dhe reagimit publik, autoritetet kanë ndërmarrë masën e shkarkimit të drejtorit, ndërsa pritet që rasti të ndiqet më tej për verifikime dhe përgjegjësi ligjore./Piranjat News

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME