Dy trafikantë droge duhet të deklarojnë pasurinë. Burimet bëjnë të ditur se ata janë Ervis Gavelli; dhe Leonat Gavelli. Operacioni Forca e Ligjit thotë se në kuadër të aktit normativ u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:
E. G., banues në Berat, dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.
L. G., banues në Berat, dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.
“Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
