Categories Kuriozitete

Dy vëllezër Shqiptar dy doktorë për një ditë në Zvicër

Javën e kaluar, më 25 janar 2020, në Universitetin e Gjenevës, në Fakultetin e Mjekësisë u mbajt ceremonia zyrtare e dhënies së diplomave të 120 mjekëve të sapodiplomuar në Zvicër.

Mes tyre ishin edhe dy vëllezër kosovarë, Gent Memaj, 27-vjeçar dhe Plator Memaj, 26-vjeçar, me origjinë nga Zhuri i Prizrenit, shkruan albinfo.ch.

E veçanta e kësaj ceremonie ishte se të dy vëllezërit mantelbardhë në të njëjtën ditë u bënë zyrtarisht me titujt “Doktorë” të shkencës së Mjekësisë.

Genti për vite me radhë kishte studiuar në Universitetin e Gjenevës për Mjekësi, në Departamentin e Stomatologjisë, duke treguar suksese të mëdha në fushën përkatëse si dentist. Ndërsa, Platori kishte zgjedhur të studionte në drejtimin e Mjekësisë së Përgjithshme, duke korrur suksese në arritjet e tij profesionale si mjek.

Pas sukseseve të njëpasnjëshme gjatë studimeve, Genti dhe Platori arritën t’i mbrojnë titujt zyrtarisht të diplomave që iu dorëzuan solemnisht nga personalitet më të larta politike dhe të qarqeve akademike të Kantonit të Gjenevës në Zvicër

Diplomimit të tyre iu gëzuan më së shumti prindërit, Agim Memaj, i cili është inxhinier (Master në Universitetin EPFL Lausanne) dhe Teuta Memaj, mjeke nutricioniste (e specializuar në Universitetin e Lausannës). Ata për albinfo.ch thanë se janë krenarë për djemtë e tyre dhe se kjo në një mënyrë është edhe krenari për gjithë Kosovën, e në veçanti edhe për Zvicrën.

Duhet theksuar se të dy vëllezërit shkollimin fillor dhe Kolegjin Saint Michel (i themeluar më 1582) e mbaruan në Friburg, dhe menjëherë pas përfundimit të tyre ata arritën të regjistrohen në Universitetin e Gjenevës për Mjekësi.

Por, jo vetëm kaq, sukseset e tyre nuk kanë të ndalur, pasi që tani Genti ka filluar punën në një kabinet me shumë reputacion në qendër të Gjenevës, si mjek dentist në kabinetin privat të Stomatologjisë së quajtur “Cabinet Dentaire des Frontenex”.

Nga anat jetër, Platori nga 1 shkurti filloi punën zyrtarisht si mjek në Spitalin Universitar të Gjenevës, në repartin e Kardiologjisë

Duhet theksuar se objektivi i ardhshëm i Gentit dhe Platorit është doktoratura në një të ardhme të afërt, pasi të dy zotërojnë kapacitete dhe shprehen të gatshëm për titujt e radhës.

Po ashtu, Genti dhe Platori janë shumë të lidhur edhe me Kosovën. Të pyetur nga albinfo.ch se sa herë në vit e vizitojnë Kosovën, ata u shprehen “shumë shpesh, 5 deri 6 herë në vit”.

Gjithashtu vlen të theksohet se të dy vëllezërit kanë pasion historinë, sidomos të kombit shqiptar, dhe vizitojnë rregullisht vendet historike të Kosovës dhe Shqipërisë në përgjithësi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME