Categories Lajme

Dy vëllezër u shuan në pak javë! Detaje nga aksidenti në Berat ku humbi jetën 28-vjeçari

Një aksident tragjik ndodhi rreth orës 02:30 të së martës në aksin rrugor Berat-Ura e Kuçit. Një makinë Benz doli nga rruga dhe më pas shpërtheu në flakë. Brenda në automjet ishte një djalë vetëm 28-vjeç, i cili humbi jetën. Kliton Merkaj banues në Berat nuk mundi të dilte nga makina, duke u shkrumbuar brenda saj.

Gazetarja Anila Sefa sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, ashtu sikurse edhe dëshminë e një banoreje të zonës. Ajo rrëfen se zhurma ishte aq e fortë sa burrë e grua u zgjuan nga gjumi. Gruaja thotë se sapo u afruan makina shpërtheu në flakë, duke e bërë të pamundur që t’i vinin në ndihmë të riut 28-vjeçar.

“Dëgjuam tronditjen, u çuam nga gjumi dhe dolëm. Sa doli burri që t’i jepte ndihmë mori flakë makina. Erdhi policia, zjarrfikësja për ta ndihmuar, por nuk mundën. Zhurma ishte shumë e fortë”, rrëfen gruaja.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Viktima nuk ka arritur të hyjë në rrethrrotullim, edhe pse natën ka pasur ndriçim në zonë. Mjeti u përplas fillimisht me një shtyllë në rrugë duke shkulur atë nga vendi, përfundoi në kanal.

Kliton Merkaj mësohet se po kthehej nga Fieri, pasi kishte qenë tek të afërm të tij. Pritet që autoritetet të kryejnë ekspertizën mjeko-ligjore në trupin e viktimës, pasi sipas Sefës ai njihej si përdorues i lëndëve narkotike dhe dyshohet se mund të ketë qenë nën efektin e tyre.

Familja Merkaj mësohet se kishte dy djem. Gazetarja Sefa mëson nga të afërm të viktimës se vetëm pak javë më parë ka ndërruar jetë edhe vëllai i tij 30-vjeçar, duke u mbytur aksidentalisht në lumë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Atentati mafioz/ Po lëvizte me motor, ekzekutohet 41-vjeçari në Selanik, në atentat mori pjesë edhe një grua

Një 41-vjeçar është qëlluar për vdekje në Selanik. Sipas mediave greke 41-vjeçari ka marrë plagë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina del nga rruga dhe përfundon në Lanë, humb jetën shoferi

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shiste kokainë në zona të ndryshme të qytetit, arrestohet 41-vjeçari në Vlorë

Një 41-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rindërtimi pas tërmetit/ Rama u dorëzon qytetarëve çelësat e 404 apartamenteve në Vorë: I keni prona tuajat, pa asnjë kredi apo borxh

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Vorë ku ka dorëzuar banorëve të cilëve u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3” vihet në pranga 41-vjeçari

DVP Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”. Shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme…

LEXO ME SHUME